Haradinaj rrëfen në detaje për dështimin e takimit me Presidenten Osmani: ‘M’u duk pak ofendim’

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, për herë të parë ka sqaruar në detaje pse dështoi takimi i së hënës ndërmjet tij dhe Presidentes Osmani.

Haradinaj thotë se është ndjerë i ofenduar ditën e takimit, kur stafi i Presidentes i thanë të presë.

më tej ka treguar në detaje si ndodhi ngjarje deri të deshtimi i takimit.

“Zyra e Presidentes ka kërkuar takim në bazë të procedurave disa ditë më herët, pra të enjten për të hënën dhe ka propozuar për orën 12. Ne e kemi aprovuar këtë kërkesë duke mos ndryshuar as datën, e as orën, as vendin, kështu duke mos ndërhy në asnjë detaj të kërkesës. Po ashtu në kohë pra në orën 12 kemi mbërri te zyra e Presidentes dhe aty na është propozuar nga protokolli i Presidentes që të zëmë vend diku para zyrës, sepse presidentja po e vazhdon takimin me kryetarin Abdixhiku. Meqenëse ftesa ishte e Presidentes, propozimi për orën ishte i saj dhe çdo gjë tjetër ne e kishim konfirmuar propozimin e saj, atëherë vlerësuam se të shohim një ditë tjetër, pra kurdo që lirohet Presidentja me u takua”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme