Haradinaj: Sabahajdin Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të profesorit dhe atdhetarit Sabahajdin Cena.

Haradinaj ka thënë se profesori Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira.

“Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj. 

Reagimi i plotë i Haradinajt: 

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sebahajdin Cena! 

Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit.

Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cena, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme