Haradinaj shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik në Greqi: Jemi të prekur të gjithë

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime shtetit grek, pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi sot.

Haradinaj tha se kjo ngjarje tragjike i ka prekur të gjithë.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj shtetit grek si dhe familjarëve të viktimave në aksidentin hekurudhor që ndodhi sot në Greqi. Lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se në aksidentin hekurudhor që ndodhi në Larissa të Greqisë mbeten së paku 36 të vdekur, ndërsa ministri i Transportit të Greqisë, ka dhënë dorëheqje.

E, në lidhje me rastin, shefi i stacionit ku ndodhi aksident tashmë është arrestuar.

Të ngjashme