Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish ushtarit të UCK-së, Bajram Demaliaj – babait të deputetin Shkumbin Demaliaj. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit dhe veteranit, Bajram Demaliaj”. “Baca Bajram, babë e vëlla dëshmorësh, ishte një jetë të tërë në shërbim të vendit dhe do të kujtohet përherë […]
Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Demaliajt

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish ushtarit të UCK-së, Bajram Demaliaj – babait të deputetin Shkumbin Demaliaj.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit dhe veteranit, Bajram Demaliaj”.
“Baca Bajram, babë e vëlla dëshmorësh, ishte një jetë të tërë në shërbim të vendit dhe do të kujtohet përherë për kontributin e tij për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Klan Kosova.
“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Demaliaj dhe e ndajë pikëllimin me ta”.












