Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. 

“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës”, është shprehur Haradinaj. 

Haradinaj ka falenderuar të gjithë ata që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira. 

“Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu”.

“Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme