Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot për herë të parë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.
Takimi Haradinaj-Brnabiq ka ndodhur në Bruksel, në kuadër të një darke pune, të organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në këtë darkë, përveç Haradinajt e Brnabiqit, kanë marrë pjesë edhe kryeministrat nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi.
Para nisjes së darkës, Haradinaj ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Brnabiqin.
Pamjet e publikuara nga BE tregojnë edhe momentin kur shefi i ekzekutivit kosovar i ka shtrënguar duart me kryeministren serbe.