Haradinaj: Smajl Latifi ka refuzuar poste në qeveri për t’i shërbyer Rahovecit

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 16:12 | Nga

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, njëherit edhe krytear i komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, ka zbuluar se Smajl Latifi ka mundur të bëhet me post qeveritar, në qeverinë e Ramush Haradinajt.

Megjithatë, ai zbulon se Latifi e ka refuzuar këtë mundësi, për t’i shërbyer qytetarëve si kryetar komune, pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Me njeriun e duhur për Rahovecin që refuzoi poste e mundësi për t’i shërbyer komunës së tij. Me 22 Tetor banorët e kësaj komune do jenë me një shansë te jashtëzakonshme për zgjidhjen e shumë problemeve qe i kanë”, ka shkruar Haradinaj.

“Me Smajlin kjo komunë do jetë kryeqendra e zhvillimit të kulturës Agro Bujqësore”, ka shtuar ai.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme