Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka njoftuar ministrat lidhur bisedën që ka pasur sot me sekretarin i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe se ai nuk është shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Sekretari ma tha se në diskutimet e NATO-s është e konfirmuar mbështetja e NATO-s. Misioni i NATO-s dhe detyrat e tyre nuk vihen në pikëpyetje. Ai ka thënë se nëse shndërrohet FSK-ja në Ushtri, ata do të shqyrtojnë marrëdhënien me FSK-në e jo me Kosovën, kjo gjë nuk u dallua nga mediet. I shpjegova sekretarit që populli i Kosovës ka simpati dhe respekt për NATO-n”, tha Haradinaj.
Ai tha se me 14 dhjetor Kosova bëhet me Ushtri.
“Janë pjekur të gjitha kushtet që me 14 dhjetor të bëhet ushtria. Veprimet e Serbisë nuk pinë ujë as jashtë e as brenda. E vërteta e Kosovës është e qëndrueshme dhe kjo nuk ka diskutim”, ka thënë ai.