Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homogolun nga Letonia, Edgars Rinkēvičs.
Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ministrja Haradinaj – Stublla ka ritheksuar nevojën për thellimin e marrëdhenieve dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.
Me këtë rast kryediplomatja Haradinaj – Stublla ia ka rikonfirmuar holomogut të saj gatishmërinë e Republikës së Kosovës, për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konform integritetit territorial të Kosovës dhe Kushtetutës së saj.
“Rikonfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetitin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, është shprehur ministrja Haradinaj – Stublla.
Ndërkaq ka kërkuar që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane.