Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubllka, ka thënë se miqësia midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shembull i fqinjësisë së mirë.
Ajo ka thënë se të dy shtetet janë vendosura për avancimin e përbashkët drejt së ardhmes euroatlantike të rajonit.
“Në pritjen zyrtare të sotme për Kryeministrin Hoti nga Kryeministri Zaev, u rikonfirmua marrëdhënia e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe gatishmëria për të thelluar e fuqizuar atë përmes bashkëpunimit në interesat tona shtetërore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook në vizitën zyrtare që ka bërë sot bashkë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.