Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
Haradinaj-Stublla ka shkruar se pavarësisht pengesave të mëdha brenda e jashtë, ndihet e lumtur se kjo arritje u përmbyll.
“Edhe pse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë time të planifikuar sot në Jerusalem, jam shumë e lumtur që përkundër pengesave të mëdha brenda e jashtë, kjo arritje u përmbyll – duke hapë horizont të ri për Kosovën tonë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.