Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se uniteti politik shqiptar në Luginën e Preshevës është i rëndësisë historike.
Ajo tha se përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar sot bëhet si një pikënisje shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon e kudo në botë.
“Dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre sot, është detyra parësore për avancimin e idealeve tona kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore” shtoi Haradinaj në facebook.
Ministrja u uroi nga zemra, sukses të gjithë bashkëkombësve sot!