Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është takuar me Kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së tij në Berlin.
Dyshja pritet të diskutojnë për mundësitë e rifillimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu temë diskutimi pritet të jetë edhe liberalizimi i vizave për kosovarët, rreth së cilës Haradinaj pritet të deklarohet pas takimit.
Vizita e Haradinajt në Berlin bëhet në prag të takimit të Parisit.