Haradinaj takohet me përfaqësuesin gjerman në OKB, flasin për proceset politike

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takime që po zhvillon në SHBA, ka takuar Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen.

Sipas një statusi në rrjetin social, Haradinaj dhe Heusgen kanë biseduar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend.

“Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në Neë York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin diskutuam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partneritetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman. E falënderova Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angeka Merkel kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi”, ka shkruar ai.

Haradinaj thotë se Kosova është e përkushtuar krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme