Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti.
Kreu i ekzekutivit kosovar lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet”, ka shkruar Haradinaj.
“U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh. Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garancë e paqes në rajon!”, ka shkruar tutje ai.