Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj po vazhdon takimet me ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.
Sot paradite ai është takuar me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin, ndërsa një takim ka pasur edhe me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pflander.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
“Vazhdova ditën e sotme me takimin me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler, me të cilin bashkëbiseduam për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja të vendit.
Roli i shtetit austriak në proceset e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i madh dhe Austria vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane.
Vlerësova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit”.