Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se bashkatdhetarët janë zëri i vendit nëpër botë. Haradinaj kërkoi nga ata që të ruajnë identitetit dhe mos ta harrojnë Kosovën.
“Kam shku i ri jashtë dhe i kam pa mundësitë atje dhe kam qenë si diasporë për dhjetë vjet. Jetën që e bëni ju e njoh edhe prej kësaj perspektive, kam qenë punëtor është sfiduese sepse atje punohet, fitohet por edhe standardi është i lartë”.
“Në jemi shqiptarë kudo që jemi dëshirojmë me ruajtur identitetin, fëmijët dhe nuk është lehtë në vend të huaj. Dëshirojmë me pas edhe zërin tonë të fuqishëm”.
“Edhe kur bien në vështirësi nuk keni heqë dorë prej Kosovës. Kemi disa sfida që nuk i kemi mbyllur, por duam me i përmbyllë. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB, NATO-s, me iu përgjigje interesave të qytetarëve”.
“Nuk ju kemi harru jo vetëm për paratë dhe përkrahjen që i jep, por nuk ju kemi harru se jeni gjaku jonë, pjesë e këtij atdheu, këtij vendi”.
Rizah Shaqiri shkrimtar në Suedi i dhuroi tre librat e tij kryeministrit në detyrë, raporton EO.
“Jemi njerëz që krijojmë vlera prandaj diaspora sot të gjitha i reflekton tek vendlindja, atdheu”.
Kurse artisti Arsim Berisha i dhuroi atij një pikturë.