Haradinaj takon fëmijët pas tre muajsh

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 15:19 | Nga

Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, njëherit lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot, ajo bashkë me fëmijët e saj janë bashkë me njeriun e tyre, Ramushin.

Përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi, Anita ka bërë vetëm një përshkrim të shkurtër.

“Bashkë!!!”, ka shkruar Anita në Facebook.

Ndryshe Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Francë, në pritje të seancës së radhës gjyqësore, pasi Gjykata e Colmarit ka marrë një vendim me anë të së cilit seanca për Haradinajn është shtyrë për 6 prill.

Më 4 janar, Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet franceze, bazuar në një fletë-arrest të Serbisë, ku ai akuzohet për krime lufte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme