Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim mikun e Kosovës, Michael O’Reilly.
“Në të kaluarën, kemi ndarë shumë momente si bashkëpunëtorë. O’Reilly është ndër miqtë tonë konstant, zë i fuqishëm i yni dhe mbështetës i madh i shtetësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj thotë të ketë folur me O’Reilly për zhvillimet aktuale në vend.
“Si njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë, ishte kënaqësi të shkëmbejmë hapur pikëpamjet për proceset aktuale dhe të së ardhmes të vendit tonë.”
Michael O’Reilly është një avokat me qendër në Dublin. Ai është autor i librit “Aktakuza e Kosovës”.