Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, kanë takuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku kanë biseduar lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit, avancimin e programit qeverisës, por edhe të vetë pozitës së prodhuesve vendës të cilët nuk janë në situatë të barabartë me ata të huaj.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka shprehur përkushtimin e tij që do të jetë gjithnjë në favor të bizineseve dhe që dera e qeveris do të jetë gjithmonë e hapur për të gjitha iniciativat kolektive apo individuale në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Mos na kurseni me kërkesat, kritikat e dhe sugjerimet e juaja të cilat menjëherë do të procedohen në vendin e duhur në mënyrë që ju mos të humbni shansin e investimeve për shkak të burokracisë në institucione”, tha Ramush Haradinaj.
Kryeministri i vendit, shtoi se askush nuk do të vjen nga ndonjë planet tjetër e ta zhvilloi Kosovën, por ne jemi ata që duhet të punojmë e zhvillojmë vendin.
Ai tha se të gjithë do të befasohen më qeverisjen që do të kemi dhe që së shpejti do të shihen edhe ndryshime pozitive në vendin tonë.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk ka ndryshime të mëdha sa i përket legjislacionit të bizneseve.
Sipas tij, gjithnjë pos fjalëve verbale, ka munguar guximi i veprimeve konkrete në favor të marrjes së vendimeve të mëdha për zhvillim të hovshëm ekonomik.
Ndërmarrësit kosovar tashmë janë dëshmuar se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të zhvilluar prodhimin, ekonomin e mirëqenien, por ishin politikat fiskale pengës e këtij zhvillimi.
“Ne si AKB-ë e vlerësojmë lartë punën dhe angazhimin tuaj dhe do të jemi partner i fuqishëm në rrugëtimin tonë dhe tuajin për zhvillimin ekonomik, proseperimin dhe punësimin në Kosovë.
Jemi në ditët e parë të qeverisjes tuaj dhe afër fund vitit, por presim që rezultatet konkrete të punës tuaj do ti shohim e prekim në vitin 2018”, tha Agim Shahini.
Kryetar i AKB-së, paraqiti një listë me 15 kërkesa tek kryeministri i cili premtoi se menjëherë do të përgjigjet lidhur me procedimin dhe shqyrtimin e kërkesave. Këto janë kërkesat e dërguara kryeministrit. Të rifilloj Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Pako 2.0 fiskale të plotësohet dhe ndryshohet në favor të zhvillimit të prodhimtarisë dhe bizneseve vendore. Të hiqen të gjitha ngarkesat tatimore për importin e lëndës së parë dhe teknologjisë prodhuesve pa kushte. Të fiskalizohen të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë sepse kjo po krijon pabarazi në treg.
Të luftohet informaliteti,korrupsioni,nepotizmi dhe dukurive tjera negative. Të ri-aktivizohet Bordit i Pavarur për Rishqyrtime si e drejte e humbur kushtetuese për të drejtat e bizneseve ne shkallën e dyte të anikimimit. Krijimi i listës së rejtingut për prodhuesit e Kosovës.
Të vazhdohet afati për shlyerjen e Borxheve publike edhe për një vit dhe pa kushte. Ligji për investime strategjike të plotësohet me udhëzime administrative dhe të funksionalizohet sa më shpejt. Të liberalizohet tregu financiar bankar në funksion të rritjes së Konkurrencës.
Të hartohet Ligji për kthimin e fondeve te AKP-se dhe Trustit Pensional në tregun e Kosovës ne funksion te zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Ligji për Trepçën te plotësohet me rregullore dhe akte nënligjore dhe te themelohet Bordi menaxhues sa me shpejt.
Të rikthehet Ligji për Arsimin e Lartë nga Kuvendi në Qeveri me qëllim të plotësim ndryshimit me të gjithë palët e interesit – diskutim gjithëpërfshirës. Ligji i Punës dhe harmonizimi me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.
Mbështetja e promovimit te prodhimeve vendore ne Kosove, rajon dhe më gjerë.