Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur konferencën përmbyllëse për medie për vitin 2019, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, deklaroi se viti 2019 ka qenë vit i ekonomisë për Kosovën.
Haradinaj potencoi se pas implementimit të Ligjit për Trepçën tani është e gatshme për biznes.
Kryeministri Haradinaj thotë se pas vendosjes së taksës, Kosova për herë të parë e ka zbuluar vendin e saj në ekonomi.
“Nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit. Është një arritur e madhe implementimin e ligjit për Trepçën. Statusi ligjor, resurse dhe mbyllet kapitulli i pasurive natyrore. Trepça është e gatshme për të bërë biznes. Veprimi i menjëhershëm për lirim i lëndës së parë të politikave fiskale dhe në pajisje të makinerisë. Për herë të parë e kemi zbuluar vetën se kush jemi në ekonomi sepse taksa na ka futur të ballafaqohemi me vetveten. Për Serbinë ka qenë një goditje, ju kërkojmë falje”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
“Nuk kemi pasur qëllim me i dëmtuar prodhuesit vendor, për herë të parë e njohim vetën në prodhim . Që e kemi rritë vetëbesimin në prodhim dhe qytetari e Kosovës është njoftuar me to. Është rritur për 30% eksporti i Shqipërisë në Kosovë. Por nëse kishim pas një çështje e hapur do të kishim një gjendje më të mirë”.
Haradinaj ka kërkuar nga qeveria e re në formim të mos e heq taksën, pasi sipas tij taksa duhet të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën si shtet.
“Qeveria e re bën gabim nëse tenton të hekë taksën, qeveria nuk mundet me heq taksën por vetëm qeveria e Serbisë nëse njeh Kosovën. Ne nuk ja kemi asnjë borxh ndërkombëtarëve për taksën. Ne jemi më shumë të rrezikuar nga Serbia për ekzistencën tonë. Nuk është e mirë që qeveria e ardhshme të kujtoj me heq taksën”, u shpreh Haradinaj duke shtuar se nuk do të votoj qeverinë Kurti pasi siç tha ai tani do të jenë në opozitë.
Haradinaj duke folur për shfrytëzimin e rezervave shtetërore tha se afati i përdorimit është 31 dhjetori i këtij viti dhe se ato para duhet të shfrytëzohen për çfarë janë planifikuar.
“Edhe rezervat edhe çdo pare tjetër afatin e përdorimit e ka 31 dhjetor. Kur të mbyllen bankat edhe më pas dëshirë me pagu këste esenciale nuk mundesh ne i shfrytëzu ato pare. Nuk duhet të mbesë në rezervë buxheti duhet të shfrytëzohen për çfarë janë planifikuar. Për këtë ministria e Financave i ka më saktësisht se ku janë dedikuar”, tha Haradinaj, raporton EO.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka njoftuar se Kosova mbetet konsumues i produkteve të huaja me 89% derisa vetëm 11% është eksport.
Shahini e vlerësoi vitin 2019 si deficit i madh për tregun e punës derisa potencoi se taksa ka pasur efekt të madh.
“Sot jemi këtu bashku për një përmbyllje të vitit 2019. AKB e vlerëson 2019 si deficit tregtar dhe të madh të forcës së punës. Sepse 89% mbetet ende Kosova konsumues të produkteve të huaja vetëm 11% kemi eksport. Ne vareni shumë nga importi dhe partnerët kryesor ka qenë BE kurse në rajon Shqipëria. Taksa 100% ka arrit një efekt të madh të vendit”.
Kreu i AKB-së, theksoi se taksa ka arrit qarkullimin e brendshëm për 100 milionë si dhe punësimin e të rinjve rreth 5 mijë.
Shahini kërkoj nga qeveria e ardhshme të mbështes taksën, pasi siç tha ai kjo taksë ka zgjuar SHBA-në, Evropën dhe Rusinë.
Ndër të tjera, Shahini theksoi se janë zbehur investimet e huaja, e gjithë kjo për shkak të dialogut me Serbinë dhe Gjykatës Speciale.
“Efekti i taksës ka qenë i madh dhe ka arrit qarkullimin e brendshëm mbi 100 milionë dhe punësimin e të rinjve 5 mijë. Andaj qeveria e ardhshme duhet të mbështes taksën, pasi taksa është aset negociues politik, diplomatik dhe ekonomik. Kjo taksë ka zgjuar nga gjumi, SHBA, Evropën por edhe Rusinë. Kufijtë e Kosovës të mbesin të qëndrueshëm, derisa ka ndikuar negativisht të investitorët e huaja. Pasi dialogu me Serbinë ka promovuar që në Kosova mund të ketë luftë apo trazira dhe ka marrë konotacion të zbehtë”, tha Shahini duke shtuar se në zbehjen e investimeve të huaja ka ndikuar edhe Gjykata Speciale, raporton EO.