Haradinaj: Të bashkohemi për të drejtën tonë, ia kemi borxh atdheut

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më një minutë heshtje ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se sot Kosova bashkohet për të drejtën e shteti të cilën ia ka borxh komandantit legjendar Adem Jasharit.

Sipas Haradinajt, falë Adem Jasharit, Kosova ka miqtë e saj dhe ushtrinë.

“Sot ne përkujtojmë me respekt sakrificën sublime dhe do përulemi para veprës së Adem Jasharit. Në marsin e 1999 një familje u shua. Adem Jashari ishte zemra e odës shqiptare, kur mbi Kosovën ra muzgu ai zgjoi agun, kur disa kërkonin shtigje ai hapte rrugë. Sot të gjithë ne duhet të bashkohemi për të drejtën tonë, sepse ia kemi borxh atdheut dhe kryekomandantit. Falë tij Kosova i ka miqtë e përjetshëm por edhe ushtrinë. Kosova ka sot ka më shumë siguri dhe liri për vete Kosova sot u bëhet krah ushtrive dhe popujve”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme