Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth kërkesës së PSD-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se do të trajtohet kjo kërkesë me seriozitet dhe se është legjitime.
“E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në proces të temave të tjera, ata e dinë afatet kohore se si do të veprojnë unë nuk muj me fol për angazhimet e tjerëve”, tha Haradinaj.
Ai foli edhe për letrën që i ka dërguar kryeministrja e Serbisë , kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për Kosovës.
“Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk i ka ardhë marrë të ja dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes. Pra përderisa Serbia ka kësolloj qasje atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”, tha ai.
Kryeministri këto komente i bëri teksa mori pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet”.