Kryeministri i osovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në seancën e Kuvendit për demarkacionin se nuk e ka problem të rrëzohet nga Qeveria, pasi atë e ka provuar edhe në të kaluarën.
“Ka që janë rrëzuar (nga qeveria) e kanë shkuar në shpi, unë jam rrëzuar edhe kam ardhur përsëri.”
“I kuptoj kalkulimet, politika kush është quar, kush është rrëzuar, më vjen reni edhe me u rrëzu, kurdo që e vlerësojmë bashkë me u rrëzu edhe me u zgju e bëjmë. Me u rrëzu sot e nesër më shku në Hagë nuk ka më vështirë, këto të tjerat janë të lehta”.Ekonomia Online
Haradinaj u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë demarkacionin duke thënë se kërkesa e tyre për korigjim së pari e pastaj për ratifikim është shumë me vend, raporton Ekonomia Online.
“Historia e këtij ligji nuk besoj që nuk ka nevojë të përshkruhet, të gjithë e dijmë votimin e këtij procesi deri në këtë moment. Me këtë kundërshtim dhe prezantim të pikëpamjeve shoqëria është e ndarë me mendime. E meriton një respekt rruga e ligjit nga nisma e kësaj Qeverie të përbashkët me PDK-në dhe Nismën”.
“Është kështu si është sepse Mali i Zi thotë mund të korrigjojmë një marrëveshje të dy presidentëve. Është një moment i ndjeshëm i popullit tonë”.
“I kërkoj votën LDK-së për këtë Ligj, bazuar në procesin që këta kanë gjykuar si të tillë. Kërkoj votën e PDK-së, votën e Aleancës. Pse nuk po e korrigjoni përpara, kjo ka peshë që ka kërkuar VV-ja, qe do të kishte qenë më e mira e mundshme.