Haradinaj thotë se nuk i ka votat për versionin aktual të demarkacionit

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 11:24 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se versioni aktual i demarkacionit nuk e ka shumicën në Kuvend, por raporton Ekonomia Online.

“Gjendja s’ka ndryshuar. Diçka të re nuk ka për shkak se jemi të ndarë në parlament. Versioni i tashëm nuk e ka shumicën, megjithatë kjo nuk e pengon kryesinë me proceduar ma tutje”.

Ai konstatoi se duhet gjetur një zgjidhje për demarkacionin që nuk e dëmton Kosovën.

“Derisa nuk është në seancë plenare duhet të punojmë për një zgjidhje, mirëpo një zgjidhje që e ruan substancën, që e ruan të drejtën e Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj iu përgjigj interesimit të gazetarëve rreth kësaj çështje, ngase për të hënën është paralajmëruar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është edhe marrëveshja për përcaktimin e kufirit me shtetin fqinj.

Këto komente ai i bëri pas takimit me familjarët e Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, ku u ka dorëzuar një kopje të vendimit të Qeverisë që rruga Prishtinë – Mitrovicë të marrë emrin e këtyre heronjve.

Përderisa dje Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosovës i duhet konsensus për çështjen e demarkacionit.

Kurse të martën Kosovën do ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

 

Të ngjashme