Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se janë të mërzitur për për arsye se nuk ka ende rezultate për dy policët e zhdukur nga aksidenti i së shtunës që ndodhi në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.
Haradinaj i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, ka thënë që ky aksident mund edhe të jetë i dyshimtë.
Sipas tij, kërkimet në Maqedoni nuk mund të fillojnë pa përfunduar ato në Kosovë.
“Kemi bërë një bisedë me kryeministrin Zaev, por s’mund të fillojmë procedurën andej derisa të mbyllet kjo në Kosovë. Është bërë një ekspertizë e Policisë së Kosovës, por që ende nuk është e gatshme. Trupat e dy policëve ka mundur uji t’i qetë edhe jashtë Kosovës, pasi është shumë i rrëmbyeshëm. Kërkimet për trupat e tyre po vazhdojnë”.
Dy policët, Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.