Haradinaj tregon subvencionet, që do t’i jepen bujqësisë me konceptin 100% Kosovë

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqëje njëherësh edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshmë 2019, Ramush Haradinaj, ka thënë se bujqësisë do t’i kushtohet rëndësi e madhe me konceptin 100% Kosovë.

Ai ka treguar edhe shumën e subvencioneve që do të ndahet për bujqësi, sipas Haradinaj nën qeverisjen e tij vreshtarisë do t’i jepen nga 1000 euro në 1.300 euro për hektar, perimtarisë nga 300 euro në 600 euro për hektar ndërsa prodhuesve të drithërave nga 150 euro në 300 për një hektar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se zotimet e tij do t’i bëjë sonte me njerëzit punëtorë të Rahovecit e të Gjakovës.

Postimi i plotë :

Bujqësia me prioritet të lartë në konceptin 100% Kosovë. Të gjithë ata që mbushin hambarin e Kosovës, meritojnë mbështetje të pakursyer nga qeveria.

Zotimi im për njerëzit punëtorë është ky:
Rritja e pagesave direkte – subvencioneve për bujqësi:

Vreshtari nga €1000 në €1300 për hektar;

Perimtari nga €300 në €600 për hektar;

Drithëra nga €150 në €300 për hektar;

AgroFondi për sigurimin e dëmëve bujqësore;

Fondi per konsolidimin e tokave bujqësore (oazat bujqësore);

Zotimet e mia, do t’i ndaj sonte me njerëzit punëtorë të Rahovecit e Gjakovës. Shihemi bashkë në Ratkoc dhe Rugovë të Hasit.

RH

Të ngjashme