Haradinaj tregon tri objektivat kryesore që Kosova duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka cekur tri objektiva kryesore që duhet arritur në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

“Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. 

E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO; 

Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;

Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!

Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme