Në vazhdën e takimeve përgatitore të zgjedhjeve të brendshme partiake, kryetari Ramush Haradinaj, ka takuar sot aktivistët e Degës 2 të Kryeqytetit.
Sipas organizimit të ri të Aleancës në Prishtinë, kjo degë përfshinë lagjet: Arbëri, Përroi i Njelmtë, Emshir, Veternik (ana e djathtë) dhe fshatin Shkabaj.
Pjesë e kësaj dege është edhe vet kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj. Ai ka falënderuar kolegët, ka uruar proces të suksesshëm zgjedhor dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre në ri-kandidimin e tij për një mandat të ri në krye të Aleancës.