Haradinaj uron dy kadetët e FSK-së të cilët diplomojnë sot në Akademinë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar dy kadetët e Kosovës të cilët sot pritet të diplomohen në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nëntogerët Iliriana Bunjaku dhe Ardit Veliu, janë emrat me të cilët janë duke u krenuar sot të gjithë.

“Pas suksesit të kapitenit Ismail Hoxha, në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar, edhe dy kadetë tanë do të diplomohen sot. Nëntogerët Iliriana Bunjaku dhe Ardit Veliu, janë emrat me të cilët krenohemi sot të gjithë. Orientimi jonë drejtë anëtarësimit në NATO, do të lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur e të shkolluar sipas doktrinës që përfaqëson kjo Aleancë. Urime Ilirianës dhe Arditit!   Urime të gjithë atyre që sot me krenari përfaqësojnë uniformën e Ushtrisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke falënderuar edhe aleatët e Kosovës për për mbështetjen e vazhdueshme.

Të ngjashme