Haradinaj uron për 8 Marsin: Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht ka ende shumë punë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!

Të ngjashme