Haradinaj uron Prishtinën, Kaçanikun e Hanin e Elezit për Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Prishtinën, Kaçanikun e Hanin e Elezit, që sot festojnë Ditën e Çlirimit.

Haradinaj ka kujtuar luftëtarët e lirisë nga Brigadat 153, 162 e 164 nga këto komuna.

Në postimin e tij, ai ka falënderuar edhe forcat e NATO-s, të udhëhequra nga SHBA.

Lexojeni shkrimin e plotë nga Haradinaj:

Më 11 qershor të vitit 1999, Prishtina theu prangat shekullore të robërisë. Trimëria e luftëtareve të lirisë, Brigadës 153 “Hyzri Talla” dhe Gueriljes së Prishtinës, do të mbeten përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës.

Era e lirisë më 11 qershor 1999 kishte arritur edhe në Kaçanik e Han të Elezit. Betejat e pjesëtarëve të Brigadave 162 “Agim Bajrami” dhe 164 “Gafurr Loku”, që luftuan me trimëri e këmbëngulje për çlirim, do të kujtohen përherë.

Duke qenë përgjithmonë falënderues ndaj aleatëve ndërkombëtarë, NATO-s së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju uroj të gjithë qytetarëve të Prishtinës, Kaçanikut e Hanit të Elezit, Ditën e Çlirimit!

Lavdi te rënëve për liri!

Të ngjashme