Haradinaj uron SHBA-të: 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se 4 korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë.

“Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
4 korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë. 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve.
Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona.
Urime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme