Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka uruar Talat Xhaferin për rizgjedhjen si kryeparlamentar në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thënë se pret që Xhaferi të kontribuojë në bashkimin e faktorit shqiptar në shtetin fqinj.
“Talat Xhaferi fillon mandatin e dytë si kryeparlamentar në Maqedoninë e Veriut. Duke i uruar rizgjedhjen, presim që nga kjo pozitë, të kontribuojë mes tjerash edhe në tejkalimin e dallimeve mes faktorit shqiptar dhe bashkimin e tij.
Urime!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.