Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vazhduar edhe sot takimet me degët e AAK-së nga e tërë Kosova.
Ai sot ka pritur në takim kolegët nga nga Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica e Veriut.
“Vazhduam takimet me udhëheqjet e degëve të AAK-së. Sot me kolegët nga Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica e Veriut diskutuam për zhvillimet në vend, me theks të veçantë në komunat që ata përfaqësojnë.
Aleancistët janë të vendosur si kurrë më parë për fuqizim të partisë e pozicioni i AAK-së në politikën e vendit, po forcohet dita ditës”, ka shkruar ai.