Përderisa po afrohet koha kur Kuvendi do të debatojë për demarkacionin, kanë filluar edhe angazhimet e deputetëve që e kundërshtojnë atë të intensifikohen.
Deputeti Shaip Muja është takuar në orët e mbrëmjes së djeshme me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj në një nga restorantet e njohura në Prishtinë.
Ndërkohë Haradinaj ka takuar gjatë ditës së sotme edhe deputetin e PDK-së, Nait Hasanin. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se përditë e më shumë deputetët po binden se për dëmin që shkakton Demarkacioni.
“Deputetët po binden përditë e më shumë se Demarkacioni me Malin e Zi e dëmton territorin e Kosovës.
Një falënderim publik për Naitin dhe kolegët e tij për qëndrimin parimor”, ka thënë ai.