Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të fushatës parazgjedhore këtë të premte ka qëndruar në Gjilan.
Vizitën e filloi me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të këtij qyteti, ku edhe takoi familjarët e dëshmorit Reshat Ymeri në përvjetorin e rënies së tij, njofton Klan Kosova.
Për nënën e Ymerit, dëshmorit që ra në protestat e viteve të 90-ta kreu i AAK-së ndau një medalje për çështje kombëtare.
Prej aty, Haradinaj vizitën e vazhdoi në një fabrikë të mobileve, për ta përfunduar më pas në kompaninë “Flexograf” ku u njoh nga afër me kërkesat e punëtorëve të atjeshëm.