Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.
Haradinaj tha se institucionet e vendit janë mobilizuar dhe se do t’ju qëndrojnë afër për të ofruar ndihmën e nevojshme.
“Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.
Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur. Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme ka shkruar Haradinaj në Facebook.