Haradinaj: Vota e Kosovës në OKB do të shkonte pro Trumpit

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 08:52 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-të.

“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër.

“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për RTK.

Ndryshe, këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme