Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj vrapon sërish, veç sot merr pjesë në shtatë aktivitete

Haradinaj vrapon sërish, veç sot merr pjesë në shtatë aktivitete

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot ka qenë për ngutë. Ai është parë duke vrapuar pasi ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online. Kreu i ekzekutivit veç sot gjatë ditës do të marrë pjesë në shtatë aktivitete: merr pjesë në rivarrimin e 157 […]

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot ka qenë për ngutë. Ai është parë duke vrapuar pasi ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit veç sot gjatë ditës do të marrë pjesë në shtatë aktivitete: merr pjesë në rivarrimin e 157 dëshmorëve dhe heronjve në Marinë, Skenderaj; vizitë pune në Komunën e Suharekës; merr pjesë në përurimin e Shtigjeve të ecjes; merr pjesë në përurimin e përfundimit të rrugës në Shirokë “N25”.

Ai do të vizitojë gjithashtu Kompaninë “Frutex” me rastin e përurimit të linjës së eksportit dhe merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën Delloc-Shterpc.

Kryeministri i Kosovës u bë temë me një vrap të çuditshëm në sheshin e Prishtinës në janar të këtij viti.

Haradinaj ishte arsyetuar për këtë veprim duke thënë se ishte një takim me rëndësi që duhet të merrte pjesë dhe ishte vonë.

E këshilltarët e tij e kishin krahasuar me një vrapim të kapur nga kamerat të presidentit amerikan, Barack Obama.

Të ngjashme