Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat që t’iu delegojnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave nëpër ministri.
Haradinaj tha se kjo është si shkak që të kthehet, emërimi i madh i zëvendësministrave, në përgjegjësi dhe në të mirë për qytetarët.
Sipas Haradinajt secili zëvendësministër duhet të ketë punë dhe të mund ta arsyetojë atë pozitë që ka marrë.
“Kjo duhet të kthehet në dobi të Qeverisë. Në takimin e radhës duhet definuar se çfarë detyra kanë dhe pasi që të matet puna e tyre, do të shihet se a do të mbesin zëvendësministra ose jo”.
Ekzekutivi i vendit ka në dispozicion 61 zëvendësministra.