Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Gjyla Çelikun, kryetare për Ballkanin e Asociacionit Botëror për të Drejtat e Grave (profesoreshë në Northern Illionis University) me seli në Indi, shoqëruar nga bashkëshorti i saj Arbër Çeliku, gjermanist, profesor universitar, Prorektor për marrëdhënie me Jashtë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, njëherësh ligjërues në Northern Illionis University, të cilët e uruan Kryeministrin për përgjegjësitë që ka marrë dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje.
Kryeministri Haradinaj mirëpriti bashkëpunimin e ofruar nga bashkëshortët Çeliku dhe veçmas për sa i përket avancimit të rolit të gruas në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës dhe më gjerë.
Kryeministri u zotua se kabineti i tij qeveritar do të punojë ngushtë me organizatën Women’s International Club, për mbrojtjen e grave dhe të të drejtave të tyre dhe posaçërisht për trajtimin institucional të grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës.