Hargreaves diskuton me Haxhiun zgjedhjen e ardhshme të presidentit

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik në Kosovë ka takuar sot kryetaren e Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiun.

Ndër të tjera në takim është folur edhe për zgjedhjen e presidentit.

“I kënaqur që takova kryetaren e kuvendit Albulena Haxhiu dhe e përgëzova për zgjedhjen e saj. Përshëndeta progresin e shpejtë që ka bërë kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam edhe zgjedhjen e ardhshme të presidentit. Ne presim me padurim bashkëpunim të ngushtë me ta”, shkruan ambasadori në njoftim.

Të ngjashme