Gjatë seancës së sotme për rastin e Banjskës, avokati Lubomir Pantoviq, mbrojtës i Blagoje Spasojeviqit, ka kundërshtuar një nga provat e paraqitura në aktakuzë, duke e cilësuar si të pabazuar.
Ai iu referua një fotografie të përfshirë në aktakuzë, hartë kjo si dëshmi se si serbët planifikuan trazirat dhe shkëputjen e një pjese të vendit.
Quditërisht, reagimi i avokatit serb lidhur me këtë është qesharak. Sipas tij, harta është provë relevante.
“Harta e veriut të Kosovës e gjetur në veri, me pretendimin se të akuzuarit kishin për qëllim marrjen e asaj pjese të territorit, nuk qëndron aspak, është e papranueshme”, tha ai.
Sipas Pantoviqit, në këtë material përmendet vetëm një qëllim i paqartë për hapësirë, pa u specifikuar ndonjë plan konkret.
Ai theksoi se në hartë është shënuar edhe liqeni i Gazivodës, i cili ndodhet në territorin e Zubin Potokut.
Avokati hodhi poshtë pretendimet se kjo hartë dëshmon përpjekje për shkëputje të territorit të Kosovës, duke i quajtur ato të pavërteta.