Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT Sh.A, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, ka thënë se kanë kërkuar një analizë ligjore sa i përket vendimet që janë marrë në të kaluarën.
“Ata kanë dhënë një përgjigje jo të plotë, aty ku është e mundur. Ne kemi kërkuar një analizë ligjore e cila neve na e baraspeshon ndarjen dhe benefiteve të kompanisë. Nëse ne duhet të kthehemi mbrapa dhe nuk do të kemi pasoja të mëdhaja ligjore ne do të kthehemi te secila pozitë. Sa i përket masave administrative ndaj personave që i kanë marrë këto veprime. Unë pajtoj se duhet ta rishikojmë dhe duhet ta analizojmë edhe njëherë qartë bazën e vendimeve”, tha ai.
Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala pyeti për hartat zonale dhe nëse janë në proces ta trajnojnë në mënyrë e ligjshme këtë dhe të vendosin kufijtë.
“Nuk e dimë deri ku është procesi i hartimit të hartave zonale e planeve rregulluese urbane të komunave të ndryshme me të cilat operon. Me të cilat operon dhe ka akçes rrjeti i KOST-it, se sa janë në koordinim tash në këtë fazë, dhe ku hartat zonale që janë në proces ta trajnojnë në mënyrë e ligjshme këtë dhe të vendosin kufijtë”, pyeti Shala.
E për këtë ai tha se para se të jepet leja e ndërtimit, Komuna do ta bëjë kontrollimin.
“Komuna para se me dhënë një leje ndërtimi ka më kontrollu online. Deri vonë kanë shku inspektorët më terren… Tash e kanë një sistem elektronik digjital përpara se me dal nga zyra inspektorati ka me pa rrjetin e KOSTT-it, përpara se me filluar procedura me i marrë pëlqimet e KOSTT-it”, ka thënë ai.
Sa i përket listës së qirave të bizneseve, Mehmeti tha se ky institucion është në një situatë të vështirë financiare.
“Është mirë që në takimi e radhës më trajtu edhe shkresën që ë kam dërguar te kryetari kuvendit dhe ta diskutojmë në komision për listën e qirave të bizneseve”, u shpreh ai.
E përgjigje mori nga Mehmeti tha se ka raste kur në një zonë ka linja të tensionit të lartë.
“Kur është bërë hartimi, komiteti qe e ka hartu dokumentin për hartat zonale. Nuk jemi ngut me këtë rregullore, interesi për zgjerimin e komunave nuk do të thotë qe duhet të pengohet për shkak se një linjë e KOSTT-it është aty dhe mund të sugjerohet në atë zonë dhe nëse është interesi i shtetit nëse është interesi i komunës ne duhet ti japim hapësirë vetvetes. Në raste konkrete duhet të vendoset një nivelqë ta konsiderojmë se deri ku mund të zhvendosim dhe një nivel i caktuar”, ka thënë ai.