Hasan Hoti 8 muaj në burg, duhet t’i kthejë 2 371 euro

Gjakovë | 04 Tet 2016 | 22:03 | Nga

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor Hasan Hotin, zyrtar për paga dhe pagesa në Komunën e Rahovecit. Ai kishte paguar me mjetet e buxhetit të Komunës fatura të rrymës të dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij.

Hoti u dënua me 8 muaj burgim. Ai, po ashtu, obligohet t’ia kthejë 2 371 euro Komunës së Rahovecit.

“Gjykata ka konstatuar se i akuzuari me para të buxhetit të komunës ka paguar energjinë e shpenzuar në njehsorin elektrik i cili ka qenë i regjistruar në emër të Nazmi Hajdës e të cilën banesë e ka blerë vetë i akuzuari si dhe njehsorin elektrik në emër të qytetarit Gani Gashi, andaj gjykata të akuzuarin e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak,” tha kryetari i trupit gjykues Nikollë Komani, raporton Kallxo.com.

Hoti gjithashtu do të paguajë shpenzimet e procedurës penale në vlerë prej 163.52 euro dhe paushallin gjyqësor prej 100 eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme