Ekonomia Online
FUNDIT

Hasani dhe Syla koordinojnë aktivitetet kundër drogës dhe alkoolit tek të rinjtë

Hasani dhe Syla koordinojnë aktivitetet kundër drogës dhe alkoolit tek të rinjtë

Koordinatori Nacional për Rini, njëherësh shef i Task-Forcës kundër drogave, Avdullah Hasani, në kuadër të koordinimit institucional për përgatitjen e fushatës shtetërore kundër narkotikëve te të rinjtë, ka takuar kryeinspektorin e Tregut, Lulëzim Syla, raporton EkonomiaOnline. “Me Kryeinspektorin e Tregut z. Lulëzim Syla, në kuadër të koordinimit institucional dhe përgatitjeve për fillimin e fushatës shtetërore […]

Koordinatori Nacional për Rini, njëherësh shef i Task-Forcës kundër drogave, Avdullah Hasani, në kuadër të koordinimit institucional për përgatitjen e fushatës shtetërore kundër narkotikëve te të rinjtë, ka takuar kryeinspektorin e Tregut, Lulëzim Syla, raporton EkonomiaOnline.

“Me Kryeinspektorin e Tregut z. Lulëzim Syla, në kuadër të koordinimit institucional dhe përgatitjeve për fillimin e fushatës shtetërore kundër narkotikëve tek të rinjtë. U dakorduam për aktivitet e përbashkëta, në fushën e parandalimit të shpërndarjes, shitjes, konsumimit të duhanit dhe narkotikëve dhe prezencës së të rinjve nën 18 vjeç, në lokalalitete, klube apo organizime ku prezenca e të miturve është e ndaluar, aktivitete këto që do ta parandalonin shpërndarjen, shitjen dhe konsumimin e drogave tek të rinjtë’, ka shkruar Hasani në Facebook

Të ngjashme