Hasani inkurajon punëtorët të ngrisin zërin ndaj padrejtësive në punë

Prishtinë | 01 Maj 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Shoqatës së “Bizneseve të Vogla”, Sadudin Hasani në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka thënë se të drejtat e punëtorëve tek bizneset e vogla duhet të respektohen, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, këtyre punëtorëve po iu shkelen të drejtat, madje nuk po respektohet as paga minimale e as kushtet në punë.

“Në këtë rast për institucionet sa i përket punëtorëve kërkojmë që t’i respektojnë të drejtat e punëtorëve, bizneseve të vogla sepse ka shumë punëtor që iu shkelen të drejtat dhe nuk respektohet as paga minimale e as nuk respektohen kushtet në punë”, ka thënë ai.

Hasani, ka inkurajuar të gjithë punëtorët që të ngrisin zërin e tyre ndaj parregullsive që i kanë në punë.

“Për punëtorët që shohin parregullsi në punë i inkurajojmë ata që të ngrisin zërin për të drejtat e tyre dhe punën ku ata e bëjnë ta kryjnë dhe të kenë dinjitet për punën ku e bëjnë….Mesazhi i jonë është që përfaqësuesit institucionalë të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të sillen në këtë raport, pra në raport me qytetarët të sillen jo si pronar të vendeve të punës ku ata punojnë po të sillen si shërbyes ndaj qytetarëve.. Bizneset e vogla kanë të drejtën të shfrytëzojnë hapësirën aty ku nuk shkelen rregullat njëjtë sikur bizneset e mëdha. Bizneset e vogla mund të jenë as 100 metra katror, 30 metra, ndërsa kemi biznese që me mijëra katror dhe këta nuk kanë pengesa kështu siç kemi ne”, ka shtuar ai.

1 Maji u shpall si Dita Ndërkombëtare e Punës në Kongresin e Dytë të Internacionales, i mbajtur në vitin 1891 në Bruksel, në kujtim të protestave të punëtorëve në Chicago në vitin 1886, të cilat përfunduan në gjakderdhje.

Të ngjashme