Hasani kritikon deklaratat e Qeverisë për gjyqësorin, ajo është ftesë për linçim publik të njerëzve

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, i ka quajtur të shëmtuara dhe të papranueshme deklaratat e fundit të zyrtarëve të Qeverisë për sistemin e drejtësisë.

“Pushtetet janë të ndara, as Kuvendi që ka ndodhur për fat të keq në të kaluarën, e as ekzekutivi nuk mund të bëjnë vlerësimin e punës së organeve gjyqësore”, tha ai.

Ai shtoi se Ekzekutivi nuk duhet t’i japë të drejtën vetes të vlerësojë një rast gjyqësor, pa i ditur rrethanat dhe pa bërë ndonjë hulumtim.

Sipas tij, Kuvendi dhe Qeveri duhet të hapin debat për fenomenet si dhuna, vrasjet, narkotikët por jo të bëjnë vlerësime.

“Është e papranueshme me dalë në televizor dhe me përmend me emra siç ishte para do ditë në rastin e vrasjes së tani të ndjerit Astrit Dehari. Sepse ajo është vetëgjyqësi, ftesë për linçim publik të njerëzve. Sepse njerëzit mund të vriten për atë punë. Ti bën krim, sepse është nxitje”, ka thënë Hasani, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Hasani: Komisioni i Venecias rekomandoi të kundërtën çfarë po pretendon pushteti për Vettingun

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Universitar, Enver Hasani, ka thënë se Opinioni i Komisionit të Venecias për Vettingun ka rekomanduar të kundërtën e asaj çfarë ka kërkuar pushtetit.

Hasani thotë se se ajo çfarë ka rekomanduar Opinioni i Venecias është përdorimi ose shtyrja e të gjitha mundësive për veprim brenda infrastrukturës ekzistuese kushtetuese dhe ligjore.

Ka thënë se do ndihej keq nëse dikush do t’i bënte kaq shumë vërejtje në dokument.

“Janë bërë vërejtje të cilat të them te drejtën isha ndje i shumë keq si jurist sikur dikush t’mi kishte bër gjithë ato vërejtje në dokument, kushdo qoftë”, ka thënë Hasani, në “Betimi për Drejtësi”.

Të ngjashme