Parlamenti hungarez miratoi sot me shumicë dërrmuese hyrjen e Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën përfundimisht anëtarësimit të Stokholmit në Aleancën Atlantike.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti sot pranimin e Suedisë në NATO.
“Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate”, shkroi Hasani në një reagim në platformën X.
“Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës”, theksoi më tej Hasani.